Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se zhvillimi i bisedës telefonike me Vladimir Putin, më 15 nëntor nuk shfaqi asnjë tregues se presidenti rus ka ndryshuar mendim për luftën kundër Ukrainës.Megjithatë, udhëheqësi gjerman mbrojti vendimin mjaft të kritikuar për të zhvilluar bisedë telefonike me liderin e Kremlinit.
Duke folur nga aeroporti i Berlinit para se të nisej drejt Brazilit për të marrë pjesë në samitin e G20-së, Scholz tha se ia ka vlejtur biseda me Putinin për të eliminuar çdo iluzion të Putinin se Perëndimi do të heqë dorë nga mbështetja për Ukrainën. Biseda e 15 nëntorit, ishte biseda e parë mes Scholzit dhe Putinit pas gati dy vjetësh.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar ashpër Scholzin për bisedën e zhvilluar me Putinin. Ai ka thënë se kjo bisedë mund ta ndihmojë Putinin që ta “lehtësojë izolimin e tij” dhe “izolimin e Rusisë”.