Kancelari gjerman Olaf Scholz u tha studentëve në Shangai se nuk kanë nevojë të pinë kanabis nëse studiojnë në Gjermani, duke shtuar se Gjermania e ka legalizuar kanabisin për të krijuar kushtet që konsumimi i kanabisit të bjerë.
Scholz po fliste me studentët në Universitetin Tongji, në kuadër të vizitës së tij në Kinë, kur një nga studentët e pyeti nëse duhej të pinte kanabis nëse studionte në Gjermani, raporton Reuters.
“Përgjigja është shumë e thjeshtë, mos pini. Unë do të jem 66 vjeç këtë vit dhe nuk kam pirë kurrë kanabis”,-tha Scholz.
Ai vuri në dukje se qëllimi i Gjermanisë ishte “të nxirrte kanabisin nga zona gri”.
“Ne nuk duam që më shumë njerëz të konsumojnë kanabis, duam që më pak prej tyre ta konsumojnë atë. Ne duam që publiku të jetë më i edukuar për këtë”, tha Scholz.
Sipas Ministrisë Gjermane të Shëndetësisë, rreth katër milionë njerëz konsumuan kanabis në Gjermani në vitin 2022. Në Gjermani, një ligj që dekriminalizon posedimin dhe kultivimin në shtëpi të kanabisit ka hyrë në fuqi që nga 1 prilli
Sipas ligjit, të rriturit lejohen të mbajnë deri në 25 gram kanabis të tharë dhe të rritin deri në tre bimë marihuanë në shtëpi. Konsumimi i kanabisit nga personat nën moshën 18 vjeç është ende i paligjshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
- Hyn në fuqi legalizimi i kanabisit në Gjermani, lejohet rritja e 3 bimëve në banesë
- Serbia fushatë kundër Kosovës në KiE, Vuçiç letër Macron dhe Scholz