Kamera e Euronews Albania ishte këtë të enjte brenda ambienteve të shtëpisë, ku një javë më parë Dan Hutra, vrau dy gra dhe plagosi dy të tjera. Gazetarja Sara Demushaj ka treguar në një lidhje direkte, pamjet ku duken shenjat e mbetura të masakrës.
Po ashtu Demushaj zbuloi edhe gjendjen e dy grave të mbetura të plagosura, Elena dhe Kujtime Hysa. Nënë e bijë vazhdojnë të jenë në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve dhe ende nuk e dinë për vdekjen e dy grave të afërta me to.
“Nënë e bijë Elena dhe Kujtime Hysa kanë qenë brenda ambienteve të banesës. Ndërsa jashtë ambiente kanë qenë Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku, të cilat kanë qenë duke larë automjetin. Ajo që vlen të theksohet është se Helena së bashku me nënën vazhdojnë të jenë të shtruara në spitalin e Traumës. Të dyja nënë e bijë ende nuk kanë dijeni për vdekjen e Mevlutes dhe Hasime Dafkut, kjo e fundit ka qenë e fejuara e vëllait të Helenes.Familjarët nuk ia kanë thënë një gjë të tillë, pasi gjendja e tyre emocionale vazhdon të jetë e rënduar”, tha gazetarja.
Viktimave të Dan Hutrës i është shtuar edhe një tjetër, pasi Hasime Dafku ka qenë shtatzënë. Po ashtu sipas raportimit të gazetares, Mevlute Hysaj ishte një nënë me një fëmijë 4 muajsh-i cili deri në këto momente qëndron në shtëpinë e fëmijës e po ashtu edhe foshnja tre-katër javëshe, e Elenës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Brenda shtëpisë ku Hutra kreu masakrën, gëzhoja dhe shenja plumbash ende në mobilje
- “Gjakftohtë dhe dinak”- Gazetari: Pse Hutra vrau motrën e jo nënën e Vladimir Kurtit
- Brenda banesës ku ka jetuar Dan Hutra, gazetarja: Familjarët kanë ikur jashtë vendit