English

“S’e pashë kush më qëlloi, ishte errësirë”- Sulmohet me thikë 35-vjeçari në Mamurras

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Fushë Mamurras mbrëmjen e ditës së hënë, 25 dhjetor.

- Advertisement -

35-vjeçari u sulmua në afërsi të abnesës së tij nga një person i paidentifikuar.

Ai u transportua me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

Në deklarimet e paa hetuesve tha se nuk mundi ta identifikonte agresorin për shkak të errësirës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi kanë marrë njoftim se më datë 25.12.2023, në mbrëmje, në Fushë Mamurras, ishte dëmtuar me mjet prerës (thikë), afër banesës së tij, shtetasi T. T., 35 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale nga Policia, shtetasi T. T. ka deklaruar se për shkak të errësirës, nuk ka mundur ta identifikojë shtetasin që e ka goditur me mjet prerës. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?