Seanca e Kuvendit për propozimin francez vazhdon sot në RMV

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këtë të shtunë, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë diskutimin për dokumentin e njohur si “propozimi francez”, për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

Shërbimet e Kuvendit kanë bërë të ditur se për të shtunën kanë mbetur edhe tre deputetë me fjalimet e paralajmëruara, ndërsa më pas pritet edhe votimi për miratimin e propozimit të Francës.

Kuvendi maqedonas ka nisur debatin të enjten, por për shkak të numrit të madh të deputetëve të paraqitur për fjalim, seanca ka vazhduar deri në orët e vona të së premtes, ndërsa do të vijojë edhe të shtunën, në ditën e tretë të diskutimeve.

- Advertisement -

Gjatë ditës së premte, deputetët e VMRO DPMNE-së përmes fishkëllimeve me bori i penguan deputetët e partive në pushtet që të mbajnë fjalimet e tyre.

Ata u akuzuan nga deputetët e LSDM-së, se përveç kaosit, nuk ofrojnë asgjë tjetër për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Propozimi parasheh kapërcimin e dallimeve mes Shkupit dhe Sofjes lidhur me gjuhën maqedonase, identitetin dhe të kaluarën historike ndërkohë që pala bullgare kërkon nga pala maqedonase që të përfshijë edhe pakicën bullgare në preambulën e Kushtetutës, si të barabartë me popujt e tjerë.

Mospajtimet për këto çështje kanë bërë që Bullgaria, si vend anëtar i Bashkimit Evropian, të bllokojë nisjen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, për më shumë se dy vjet.

Propozimi i Francës, prej shtatë pikash, kërkon lëshime nga të dyja palët. Shkupi, mes tjerash, duhet të angazhohet për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim njohjen e pakicës bullgare si komb i barabartë me të tjerët.

Miratimi i propozimit në Kuvend do të nënkuptonte mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shkupit dhe Brukselit, ndërsa kapitujt e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE do të nisnin vetëm pas ndryshimeve kushtetuese.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

“Serbia njeh së shpejti Kosovën!” Ja kur arrihet marrëveshja përfundimtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e sheh të nevojshëm krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, por është i gatshëm për të...

Vrasja e të riut me ngjyrë nga policia rikthen protestat në SHBA

Një ditë pasi autoritetet e Memfisit publikuan videon që implikon katër oficerë policie në rrahjen brutale të një djali me ngjyrë Tire Nichols, valët e...

Donald Trump nis fushatën, mohon humbjen në 2020: Jam presidenti që mund të fitojë

Njoftimi i Donald Trump se ai do të kandidojë për president të SHBA-së në vitin 2024 nuk ishte vetëm një dëshirë apo një dredhi...

TË FUNDIT

Izrael, protesta kundër ndryshimeve që mund të dobësojnë sistemin gjyqësor

Për të katërtën javë rresht, dhjetëra mijëra izraelitë protestuan në të gjithë vendin kundër qeverisë. Demonstruesit mbanin në duar flamuj dhe brohorisnin "Jo diktaturës" dhe "Duam demokraci". Protesta...

“McGonigal”, NYT: S’ka tregues për lidhje me rusët, në pikëpyetje akuza e 225 mijë $

Media prestigjioze amerikane, New York Times në një artikull të publikuar së fundmi, shkruan se nuk ka asnjë tregues që të provojë se ish-zyrtari i...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×