English

Seanca për Dritson Kurtin, avokati: Nëse dënohet, të dënohen të gjithë romët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në seancën e radhës për Dritson Kurtin, të riun rom të akuzuar për marrëdhënie seksuale me të mitur, avokati i tij, Enea Cenko, ka kërkuar një ndryshim të dënimit për klientin e tij, duke theksuar se rikualifikimi i akuzës ka ulur ndjeshëm dënimin që rrezikon Dritson Kurti.

- Advertisement -

Në fillim, ai rrezikonte një dënim deri në 25 vite burg, por pas ndryshimit të akuzës, ai tani mund të dënohet me 7 deri në 15 vite burg. Avokati Cenko theksoi se gjykata miratoi gjithashtu kërkesën për gjykim të shkurtuar dhe se do të kërkonte pafajësinë pas dëgjimit të pretencës së organit të akuzës.

“Është rikualifikuar akuza dhe është bërë ndryshimi në nenin 100 paragrafi 1. Që do të thotë më parë rrezikonte 25 vite burg, tani 7-15 vite burg. Parashikohet një status tjetër për komunitetin rom. Është miratuar kërkesa për gjykim të shkurtuar. Është aprovuar nga gjykata. Pasi të dëgjoj pretencën e organit të akuzës do kërkojmë pafajësinë”, tha avokati.

Cenko komentoi gjithashtu fenomenin e martesave të hershme në komunitetin rom dhe bëri një deklaratë kontroversale, duke thënë se nëse Dritson Kurti dënohet, policia duhet të ndërmarrë aksione të gjerë ndaj të gjithë komunitetit rom, duke sugjeruar që shumë familje rome bashkëjetojnë që nga mosha e mitur, një praktikë që, sipas tij, ka ndodhur shpesh.

“Komuniteti rom kemi parë që shumë familje bashkëjetojnë që të vegjël, edhe pse ligji nuk e jeton. Ka të tilla situata shpesh. Nëse ky person dënohet me burgim policia duhet të bëjë superaksion kundër komunitetit rom. Romët martohen në djep. Nëse ngel në burg, të shkojmë në çdo familje rome si ky lloj rasti e ta arrestojmë. Mbahet kot në qeli”, tha avokati.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?