Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka priteuir këtë të shtunë në një takim ministrin e Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis.
Sipas një postimi të Rubio në rrjetet sociale, diskutimet u përqendruan në mundësitë për forcimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Greqisë, si partnerë dhe aleatë të NATO-s.
Gjatë takimit, u shqyrtua gjithashtu roli i Greqisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe lider i sigurisë dhe energjisë në Mesdheun Lindor.
Rubio theksoi gjithashtu perspektivat për bashkëpunimin e mëtejshëm në të ardhmen, duke nënvizuar rëndësinë e angazhimit të Greqisë në çështje të sigurisë dhe energjisë në rajon.
“Në takimin tim me ministrin e Jashtëm grek Gerapetritis sot, ne diskutuam se çfarë mund të arrijmë së bashku si partnerë, aleatë të NATO-s dhe gjatë mandatit të Greqisë në KS të OKB-së. Ne diskutuam gjithashtu lidershipin e sigurisë dhe energjisë së Greqisë në Mesdheun Lindor dhe perspektivat për bashkëpunim në të ardhmen”, shkruan Rubio.
LEXONI GJITHASHTU:
- Trump kritikon Zelenskyn pas përplasjes: “I forti i madh”, do të vazhdojë të luftën
- Zelenskyt iu tha të largohej! Çfarë ndodhi në Shtëpinë e Bardhë mes dy presidentëve
- Prapaskenat: Trump i kërkoi Zelenskyt të vishej me kostum, u irritua kur e pa