English

Sekretarja e përgjithshme në Ministrinë e Brendshme sqaron arsyet e dorëheqjes

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Elena Pici, Sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Brendshme ka dhënë dorëheqjen këtë të enjte.

- Advertisement -

Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook Pici sqaron pozicionin e saj, teksa thekson se në 2 vitet në krye të detyrës së rëndësishme në Ministrinë e Brendshme ka kryer me përgjegjshmëri të plotë, me profesionalizëm dhe integritet.

Pici hedh poshtë ato që i quan thashetheme të mediave teksa shprehet se vendimi për t’u larguar nga kjo detyrë ishte tërësisht personal.

“Për këdo që do të besojë faktet dhe jo thashethemet, vendimmarrja për zhvillimin tim të karrierës në sektorë të tjerë është krejtësisht një vendim personal dhe nuk përkon me asnjë ngjarje apo çështje tjetër sikundër është raportuar në disa media. Çdo spekulim dhe insinuatë që ngrihet, mund t’i shërbejë interesave të të tjerëve, por kurrsesi jo të vërtetës”, shprehet ish-zyrtarja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?