Të gjithë punëtorët e sektorit publik në Kosovë do të mbajnë grevë njëorëshe më 12 maj.
Përveç kësaj greve, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka vendosur që një javë më pas, më datë 20 maj, të organizojë protestë.
Ata thonë se nuk janë përfillur kërkesat e tyre për 100 euro shtesë çdo muaj deri në miratimin e Ligjit të Pagave.
Sindikalistët kanë njoftuar se pas grevës dhe protestës, nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre, do të marrin masa tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mësuesit në RMV do të vijojnë grevën, refuzojnë ofertën e qeverisë
- ‘S’është koha për greva’, ministrja Nagavci u përgjigjet mësuesve