Policia e Fierit ka sekuestruar rreth 100 kuti me fishekzjarrë dhe kapsolla, të cilat shiteshin ilegalisht.
Uniformat blu bëjnë me dije se janë proceduar penalisht 3 pronarë dyqanesh që kishin shkelur ligjin për tregtimin e lëndëve piroteknike.
Konkretisht, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit B. L., D. S., dhe M. S., të tre banues në Fier, pasi në dyqanet e tyre, në lagjet “Sheq i Vogël” dhe “1 Maji”, u gjetën fishekzjarrë dhe kapsolla që shiteshin pa respektuar rregullat ligjore.
Policia bën me dije se kontrollet për zbatimin e ligjit dhe parandalimin e këtij aktiviteti vijojnë. Ndërkohë që materialet procedurale në lidhje me rastin i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të shmangin përdorimin dhe tregtimin e lëndëve piroteknike, pasi këto veprime, përveçse janë të ndaluara me ligj, përbëjnë rrezik për shëndetin e tyre dhe të qytetarëve të tjerë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shisnin fishekzjarrë në dyqanet e tyre, e “pësojnë” dy pronarët në Krujë
- Pak pas atentatit në Vlorë, momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina të plagosurin