Policia e Tiranës ka sekuestruar 2 ton naftë të kontrabanduar dhe në pranga ka rënë një 47-vjeçar.
Gjatë aksionit të policisë “Diesel 3” është arrestuar personi me iniciale A. H. banues në Kashar, pasi në ambientet e jashtme të banesës së tij u konstatua një depozitë metalike, e mbushur me 2000 litra naftë, e cila ishte e kontrabanduar.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 47-vjeçari e mbante naftën e kontrabanduar, me qëllim tregtimin e saj.
LEXONI GJITHASHTU: