Prokuroria e Shkodrës ka sekuestron pasuritë e biznesmenit Ago Gjolaj, i cili është nën hetim për pastrim parash dhe aktivitete të tjera kriminale. Me urdhër të prokurorisë biznesmenit i janë bllokuar disa llogari bankare, pasuri të paluajtshme si dhe 97 makina në pronësi të tij.
Hetimi ndaj Gjolaj ka nisur në vitin 2020 nga Prokuroria e Shkodrës, pas dyshimeve për trafikim lëndësh narkotike. Sipas të dhënave, dyshohet se Gjolaj dhe vëllezërit e tij kanë kryer kontrabandim dhe tregtimin e mallrave kontrabandë. Gjithashtu, prokuroria pretendon se Gjolaj është pjesëmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike.
Prokuroria e Shkodrës thotë se ka pasuritë e Gjolajt dhe familjarëve të tij nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme.
Hetimet ka nisur dhe ndaj një tjetër qytetareje e lidhur me vëllezërit Gjolaj, e cila në vitin 2018 ka blerë një jaht luksoz në vlerën 300 mijë euro në Mal të Zi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dëborë dhe ngrica në Shkodër/ Temperaturat ulen nën 0 gradë, s’ka probleme me rrugët
- Kultivonin kanabis, arrestohen kryeplaku dhe i biri i fshatit në Shkodër