Senati amerikan votoi për të kufizuar kompetencat e Presidentit Donald Trump për të zhvilluar një luftë kundër Iranit, duke e kritikuar për sulmin e ndërmarrë ndaj komandantit të lartë ushtarak Kasem Soleimani, përplasje e cila ngjalli frikën për nisjen e një konflikti në rajon e jo vetëm.
Tetë republikanët iu bashkuan demokratëve për të kaluar rezolutën. Sipas masës legjislative, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të marrë miratimin e Kongresit, përpara se të angazhohet në veprime të mëtejshme ushtarake kundër Iranit.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump ka premtuar se do të vendosë veton ndaj këtij projektligji, por kjo qasje nuk pritet të ketë mbështetje të mjaftueshme në Senat.