English

Senati miraton Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Senati miratoi të shtunën kandidaturën e Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare duke e vënë ish-guvernatoren e Dakotës së Jugut, në krye të një agjencie që është thelbësore për sigurinë kombëtare dhe planet e Presidentit Donald Trump për të ndalur emigracionin e paligjshëm.

- Advertisement -

Zonja Noem u miratua me 59 vota pro dhe 34 kundër.

Të premten Senati miratoi kandidaturën e Pete Hegseth për postin e Sekretarit të Mbrojtjes me një votim të ngushtë 51 me 50. Zonja Noem dhe Zoti Hegseth i bashkohen Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe drejtorit të CIA-s John Ratcliffe, të konfirmuar tashmë në detyrë.

Të hënën në mbrëmje Senati do të votojë për miratimin e Scott Bessent për postin e Sekretarit të Thesarit.

Zonja Noem, një aleate e Presidentit Trump mori 7 vota nga demokratët.

Republikanët shprehën besimin në vendosmërinë e saj për të udhëhequr çështjet që lidhen me sigurinë kufitare dhe imigracionin.

Në një postim në rrjetet sociale, zonja Noem falënderoi Presidentin Trump për “besimin që i dha për të shërbyer si Sekretare e Sigurisë Kombëtare”.

“Do të punoj për ta bërë Amerikën sërish të sigurt!”, shkruante ajo më tej,

Udhëheqësi i shumicës në Senat, republikani John Thune, tha të premten se “rivendosja e respektit për sundimin e ligjit është një nga prioritetet kryesore të Presidentit Trump dhe republikanëve. Dhe kjo do të kërkojë udhëheqës të vendosur e të përkushtuar në Departamentin e Sigurisë Kombëtare”.

Demokratët janë të ndarë se si duhen zbatuar masat që lidhen me kufijtë dhe imigracionin nën administratën Trump. Disa prej tyre po mbajnë qëndrime të zbutura ndaj vijës së ashpër që po ndjek Presidenti Trump për të goditur emigracionin e paligjshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?