Senatori Mitt Romney, një republikan nga Jutah, tha se do të votojë për shkarkimin e Presidentit Trump.
Romney tha se Trump “është fajtor për një abuzim të rëndë të besimit të publikut”.
Ai tha se ajo që ka bërë Presidenti Trump është “një sulm flagrant i të drejtave elektorale, sigurisë kombëtare dhe vlerave themelore amerikane”.
Romney shtoi: “Të korruptosh zgjedhjet për të mbajtur postin është ndoshta shkelja më abuzive dhe shkatërruese e betimit në detyrë që mund të imagjinoj”.
Ai tha se beson që vota e tij për të dënuar Trump do të ishte në “minoritet” dhe se Trump nuk do të shpallej fajtor.
“Ka të ngjarë se vota ime do jetë në minoritet në Senat, por pavarësisht kësaj, me votën time, do mund t’i them fëmijëve dhe nipërve të mi se kam bërë më të mirën për të kryer detyrën time duke pasur në mendje atë që vendi im pret nga unë”, tha Romney.
Senatori republikan do të akuzojë Trump për abuzim të pushtetit, por jo për pengim të hetimeve të Kongresit, tha zëdhënësi i tij.