English

Serbët sfidojnë Vuçiç, vazhdojnë të bëjnë homazhe në memorialin e familjes Jashari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vajza e politikanit serb Nikola Sanduloviç ka kryer homazhe në Prekaz në memorialin e familjes Jashari.

- Advertisement -

“Të respektojmë që të mos përsëritet ma”, shkruan në mesazhin që Ana Sanduloviç ka lënë te varri i Blerina Jasharit.

“Vendosa të vij këtu dhe të shpreh ngushëllimet e mia për të gjitha viktimat e paligjshme. Dhe t’ia shprehi brezit tim që ne duhet të ndalojmë urrejtjen dhe duhet të falim njëri-tjetrin dhe gjithashtu duhet të kërkojmë falje dhe që gjëra të tilla që ishin në të kaluarën të mos përsëriten dhe asnjë fëmijë të mos vritet në të ardhmen”, deklaroi vajza e politikanit Sanduloviç.

Pasi bëri homazhe, Klara Sanduloviç tha se babai i saj është i vetmi politikan serb që promovon paqen e prosperitetin dhe se politika e tij bazohet në falje dhe paqe.

“Vitin e kaluar ai erdhi në këtë vend dhe shprehi ngushëllimet e tij për të gjitha viktimat e pafajshme që u vranë gjatë luftës. Ky ishte një akt shumë paqësor dhe qeveria serbe arriti në përfundimin se ky ishte krim e kjo ishte gjuhë e urrejtjes, kështu që vendosa të bëhesha njëjtë kriminel si babai im”.

Nikolla, babai i Klarës, javë më parë ishte arrestuar dhe torturuar nga shërbimi sekret serb BIA, pasi kishte bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Për të bërë homazhe shkoi edhe avokati i tij, Çedomir Stojkoviç i cili la një letër pranë varrit të Blerina Jasharit.

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më fal”, shkruhej në letër.

Kryetari i Partisë Republikane Serbe ka thënë se vajzës së tij nuk i është lejuar kthimi në Serbi.
Në një postim në rrjetin social “X”, Sanduloviç ka shkruar se vajza e tij po persekutohet nga regjimi diktatorial i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?