English

Sërish protesta për abortin në SHBA

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mbështetësit e së drejtës së abortit në Shtetet e Bashkuara mbajtën të shtunën qindra manifestime në shenjë proteste ndaj Gjykatës Supreme, që pritet ta shpallë jokushtetuese këtë praktikë shëndetësore.

- Advertisement -

Një dokument i zbuluar më herët nga mediat amerikane sugjeronte se shumica konservatore e gjykatës do ta rrëzojë ligjin e vjetër që mban firmën e Roe V. Wade, i cili e lejonte abortin.

Shtetet amerikane të udhëhequra nga republikanët pritet të marrin masa më shtrënguese, ndërsa demokratët kanë bërë thirrje për kodifikimin e së drejtës së abortit në ligj federal, në përpjekje për të penguar republikanët për çështjen që ka përçarë politikisht vendin, teksa po afrojnë zgjedhjet e mesmandatit.

Akti për mbrojtjen shëndetësore të grave, i miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve, thotë se profesionistët e shëndetit publik kanë të drejtë të sigurojnë abortin për pacientet që e kërkojnë atë.

Por republikanët dhe një demokrat në Senat bllokuan më herët gjatë javës përpjekjet për ta avancuar masën.

Teksasi është një nga shtetet ku pritet që e drejta e abortit të asgjësohet sapo Gjykata Supreme të marrë vendimin e saj. Për këtë arsye, disa qindra gra protestuan në Hjuston.

I njëjti skenar u verifikua edhe në Luisvill të Kentakit, ku rreth 1 mijë manifestuese u mblodhën jashtë klinikës qendrore të qytetit, një nga dy ofruesit e shërbimit shëndetësor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?