Sezon pa roje bregdetare, pronarët e plazheve licencohen vetë për të kursyer

KOMENTE


SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sipas Vendimi të Këshillit të Ministrave, çdo subjekt që merr lejen për të përdorur zonën e plazhit duhet të pajiset me rojën bregdetare të kullave të vrojtimit. Në teori e zbatueshme, por në praktikë s’ndodh kështu.

“Kam 5 ditë, roje bregdetare nuk ka pasur për arsye se ndoshta është fillimi. Me lart ka kabina që ndoshta  në një të ardhme do ketë që do kontrollojnë  detin se tani ka pak njerëz” – u shpreh një qytetar.

“Roje bregdetare s’kemi parë asnjëherë këtu, s’ka pasur asnjëherë, s’kemi parë as vite të tjera se kemi 14 vjet që e kemi blerë shtëpinë,” – tha një qytetare.

- Advertisement -

“Jam nga Polonia, kam dy dite këtu, nuk kam parë asnjë vrojtues plazhi dhe skam parë as dushe dhe është shumë e çuditshme për mua, se kur kemi qenë në vende të tjera ne i kemi këto. Duhet të ketë vrojtues, shoh që ka kulla por s’kanë asnjë person aty,” – tha turisti.

“Jemi nga Kosova, kemi 1 muaj, s’kemi parë asnjë roje, s’ka asnjë kufizim aty është rrezik për fëmijët,” – tha një vizitore nga Kosova.

Leneda Kamberaj, trajnere e licencuar e vrojtuesve të plazhit, tha për Euronwes Albania se për vitin 2022 janë trajnuar dhe licencuar 19 vrojtues. Por të 19 janë pronar plazhi dhe kjo ndodh për dy arsye.

“Pronarët e plazhit kërkojnë persona për t’i trajnuar që t’ua bëjnë ata pagesën e trajnimit dhe të vendosi vrojtuesit çfarë rroge duan, por nuk ka persona të interesuar. Një arsye tjetër është se pronarët e plazhit nuk duan të paguajnë lekë shtesë për të marrë një punonjës më shumë dhe e bëjnë vetë trajnimin, por nuk është se këta pronar qëndrojnë në pikën e vrojtimit dhe kryejnë rolin e vrojtuesit të plazhit, e marrin vetëm për të marrë lejen e plazhit dhe kaq,” – sqaroi ajo.

Në Vlorë tashmë shezlongjet janë vendosur dhe pushuesit shtohen çdo ditë, ndërsa mungesa e elementëve të sigurisë, vijon të mbetet problem edhe këtë sezon. Kryeinspektori i policisë bashkiake tha për Euronews Albania se kontrollet nuk kanë nisur ende pasi po pritet lista përfundimtare e përfituesve të plazheve nga bashkia Vlorë. Sakaq Agjencia Kombëtare e Bregdetit tha se javën që vjen do të nisin kontrollet së bashku me policinë e shtetit dhe atë bashkiake për të kontrolluar të gjitha subjektet mbi hapësirat e zëna dhe pajisjen me vrojtues plazhi.

Për këtë sezon, i vetmi vrojtues në plazhin e Vlorës, rezulton të jetë kryetari i bashkisë Dritani Leli, i cili i dha ndihmën e parë një pushuesi që pati problem me zemrën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 







LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

EMRAT| Burri qëllon me thikë bashkëshorten në Korçë, shkak xhelozia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 10 të qytetit të Korçës mbrëmjen e kësaj të diele, ku shtetasi Aleko Myrtollari ka...

Kritikuan Kurtin, Kryeziu-opozitës: Deklaratë e dëmshme, dialogun s’e do Vuçiç

Arbëreshë Kryeziu i quajti të dëmshme deklaratat e opozitës në Kosovë, të cilat po fajësojnë kryeministrin Kurti dhe po thonë se ai nuk e...

A ishte paralajmëruar tensioni në veri? Andoni: Është momenti i së vërtetës…

“Nuk është jashtë parashikimeve”, kështu tha gazetari Ben Andoni lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës. I ftuar në “Review” në Euronews Albania...

TË FUNDIT

EMRAT| Burri qëllon me thikë bashkëshorten në Korçë, shkak xhelozia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 10 të qytetit të Korçës mbrëmjen e kësaj të diele, ku shtetasi Aleko Myrtollari ka...

Kritikuan Kurtin, Kryeziu-opozitës: Deklaratë e dëmshme, dialogun s’e do Vuçiç

Arbëreshë Kryeziu i quajti të dëmshme deklaratat e opozitës në Kosovë, të cilat po fajësojnë kryeministrin Kurti dhe po thonë se ai nuk e...

A ishte paralajmëruar tensioni në veri? Andoni: Është momenti i së vërtetës…

“Nuk është jashtë parashikimeve”, kështu tha gazetari Ben Andoni lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës. I ftuar në “Review” në Euronews Albania...

Kurti falenderon kryetarin e ngujuar: Po tregon qendresë shembullore për rend e ligj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, çdo ditë merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme...

“Po pengon implementimin e marrëveshjes që firmosi vetë”, Lushaku kritikon Kurtin

Jehona Lushaku ishte këtë të diel e ftuar në një lidhje direkte për emisionin “Review” në Euronews Albania për të folur rreth tensioneve të...








Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×