Shtimi i turistëve në muajt korrik dhe gusht, shënon rritje edhe të numrit të fëmijëvë që paraqiten në 24 orë, në pavionin e pediatrisë në qyetin e Vlorës.
“Çrregullimet kryesore janë çrregullimet gastrointenstinale, ndërsa ka tendecë rritje të fëmijëve pozitivë me COVID. Fasha e fëmijëve qe preket janë që nga 1 muajsh, por pa përjashtuar edhe moshat e tjera që ne trajtojmë deri në 14 vjeç”, tha shefja e Pediatrisë, Rina Llanaj.
Rreth 60 vizita në ditë në pediatrinë e Vlorës nga të cilat 5-6 janë pozitivë me COVID. Mund të ketë edhe më shumë, por jo të gjithë prindërit lejojnë t’ju bëhet test fëmiijëve.”
“”Vijmë nga Korça. Fëmijen e kam te vëllait, jam larg, temperatura i ra përse duhet të rri me shumë, 36 e ka. E mbajta dy ditë në det dhe them se u ftoh. Tani i ra temperatura do ta marr dhe do iki në Korçë se kam dhe dy fëmijë të tjerë që i kam lënë vetëm në plazh”, tha një grua.
“Të vjella dhe temperaturë, virus. Tamponin? E kemi bërë kur erdhëm, vijmë nga Greqia”, u shpreh një tjetër.
Të gjithë fēmijët që paraqiten me çrregullime gastrointestinale, me viroza të tjera respiratore apo me temperarurë të lartë, të gjithëve ju sugjerohet tampon rapid test, thotë mjekja pediatre.
“Kemi një veshtirësi nga prindërit, një pjesë e madhe nuk pranojnë të testohen dhe nga këto ne diagnostikojme rreth dhjetë raste me COVID në ditë. Ata janë pushues dhe vendosin vetë, pjesa më e madhe kanë ndërprerë pushimet dhe largohen në vendet e tyre”, u shpreh ajo.
Sipas shefes së Pediatrisë së Vlorës, infeksioni i COVID-19 pritet të shtojë rastet pasi Vlora mbipopullohet në sezonin veror ndërsa, shtrimet shkojnë nga 10 deri në 17 në ditë.
LEXONI GJITHASHTU
- Asnjë humbje jete nga COVID, mbi 1500 infektime
- 1 në 3 fëmijë me COVID, rriten ndjeshëm rastet pozitive në Korçë