English

Sfida me COVID-19 I Edi Rama apel të ri qytetarëve: Kontributi juaj është esencial

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Shtetit ka nisur të zbatojë planin e masave të nxjerra nga qeveria dhe ministria e Shëndetësisë për të mbyllur lokalet, diskot dhe pub-et në kuadër të shtimit të masave kundër COVID-19.

- Advertisement -

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, iu ka dërguar një telegram të gjitha drejtorive vendore, ndërsa ka kërkuar prej tyre të zbatojnë planin e masave për të mbyllur të gjithë ambientet, të cilat përbëjnë rrezik të shtuar për shëndetin e qytetarëve.  Gjatë mbrëmjes së djeshme janë mbyllur mbi 500 lokale, disko dhe pub-e.

Kryeministri, Edi Rama, ka publikuar videon e aksionit të policisë në mbylljen e ambienteve të sipërpërmendura, ndërkohë fton pronarët që ta mirëkuptojnë apelin dhe të zbatojnë masat e diktuara prej ministrisë së Shëndetësisë.

“Frikë jo, kujdes po! Mbyllur mbrëmë diskot, klubet e natës, palestrat dhe nga sot edhe mjediset e mbyllura për argëtimin e fëmijëve… Faleminderit të gjithë pronarëve të tyre për mirëkuptimin dhe kontributin konkret në vijën mbrojtëse të luftës”,  shkruan kryeministri.

Shefi i qeverisë thotë se plani i masave dhe shtrëngimi i mëtejshëm i tyre do të vijojë sipas planit. Mes tjerash, Edi Rama fton qytetarët që të japin kontribut për ruajtjen e shëndetit të tyre.

“Masat shtrënguese do të vijonjë sipas planit dhe kontributi juaj, i çdo qytetari është esencial për përballimin me sa më pak pasoja të armikut të padukshëm që kërcënon shëndetin tonë e të njerëzve më të dashur rreth nesh”, shton Rama.

Lexoni gjithashtu:

Frika nga COVID-19, Policia e Shtetit mbyll mbi 500 lokale, palestra dhe disko

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?