Nisur nga situata e vështirë ku ndodhet Shqipëria për shkak të pandemisë globale të COVID-19, Kuvendi i Republikës vendosi pak ditë më parë të përgjysmojë pagën e deputetëve.
Këtë nismë siç duket e ka përshëndetuar edhe drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme,Olsian Çela. Ky i fundit iu është drejtuar me një letër prokurorive të rretheve, prokurorive të apelit dhe vartësve të institucionit që ai drejton.
Në letrën e kryeprokurorit Çela, e cila mban datën e sotme mes tjerash thuhet: “Nisur nga situata e emergjencës në vend të krijuar nga epidemia e shkaktuar nga përhapja e virusit COVID-19 si dhe gjendja e fatkeqësisë natyrore të shapllur nga qeveria në datën 24.03.2020, është i nevojshmë kontributi dhe solidariteti i çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, duke përfshirë magjistratët dhe institucionet e drejtësisë. Në këto kushte, Prokurori i Përgjithshëm do të mirëpriste përkrahjen e kësaj iniciative nga çdo prokuror apo oficer i policisë gjyqësore, duke e konsideruar atë si një detyrim moral ndaj vendit dhe qytetarëve shqiptarë. Për sa më sipër, i kërkohet drejtuesve të prokurorive të marrin masa përkatëse administrative për t’i mundësuar çdo prokurori apo oficeri të policisë gjyqësore dhënien e kontributit përkatës”, thuhet në letër.