English

Sfidat dhe interesi shtetëror i Kosovës, Hashim Thaçi takon sot liderët politikë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme do të zhvillojë takime të ndara me kryetarët e partive politike nga pozita dhe opozita.

- Advertisement -

Në njoftimin e dërguar nga presidenca thuhet se i pari i shtetit të Kosovës do të nisë takimet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, ndërsa në orën 13:00 do të takohet me Kryeministrin, Albin Kurti. Takimet vazhdojnë gjatë ditës me të tjerë liderë, kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, atë të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin.

Këto takime janë thirrur për konsultim dhe koordinim për çështjet e interesit shtetëror. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, theksoi gjatë fjalës së tij në Epopenë e UÇK-së se politikanët duhet të koordinohen në politikën e jashtme, duke i përcjellë kështu një mesazh të qartë edhe Presidentit Hashim Thaçit.

Këto lëvizje të Presidentit të Kosovës vijnë pas insistimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për normalizim të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës zyrtare. Por, për të shkuar deri në këtë kapitull, të dyja vendet kanë parashtruar kërkesat dhe kushtet e tyre.

Shteti i Kosovës ka kërkuar që Beogradi të njohë pavarësinë dhe të heqë dorë nga fushata agresive për çnjohjet, ndërsa Serbia, ka pohuar se dialogu me Kosovën nuk mund të fillojë pa pezullimi të tarifës kundrejt mallrave të saj.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×