English

Sfidat që vlejnë për “final 4”, Dinamo synon autokritikën ndaj Laçit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

E shtuna rikthehet me dy përballje interesante në Superligën Shqipatare, teksa java e 33-të kulmon me derbin e së dielës mes Tiranës dhe Partizanit. Të shtunën luhen Dinamo-Laçi dhe Skënderbeu-Erzeni, përballje ku të dyja vlejnë për ‘’final4’’.

- Advertisement -

Pas humbjes në derbin ndaj demave, Dinamo e Mehmetit do të bëjë autokritikë ndaj Laçit, ndërsa nuk priten shumë ndryshime në fushë.

 “Jam munduar që skuadrën 60-70% të jenë të njëjtët lojtarë, pasi automatizohen lojtarët, ndryshojnë pak, duke parë dhe formën. Besoj do jemi ashtu si në ndeshjet e fundit, pa ndryshime”,-tha Dritan Mehmeti, trajner i Dinamos.

Rezultatet pozitive në përballjet direkte ndaj kurbinasve, nuk e favorizojnë nëndetësen.

 “Statistikat mbeten statistika, ndeshja nesër histori tjetër, të jemi të vëmendshëm, mentaliteti sjell fitore jo statistikat, të përgatitemi siç duhet”,-tha Dritan Mehmeti, trajner i Dinamos.

Në Korçë po ashtu luhet një sfidë me shumë interes, ku Skënderbeu luan me Erzenin, thuajse të rënë nga kategoria, por ky fakt nuk bën që shijakasit të nënvlerësohen.

“Ndeshje e rëndësishme ashtu sit ë mëparshmet, do të jetë e fortë, ne kemi nevojë për pikët. Nuk jemi të sigurt as të qetë, sepse diferenca 6 pikë nga play out” dhe 2 nga “final 4”, mbeten 12 pikë në lojë, gjithçka është e hapur, por jemi Skënderbeu dhe nesër mendoj vetëm si do luajmë e ta fitojmë ndeshjen”,-u shpreh Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut.

Aktualisht kampionati vijon të udhëhiqet nga Egnatia prej javësh tashmë, i ndjekur më pas nga Vllaznia, Partizani, Tirana, Dinamo e më tej Skënderbeu, Laçi, Teuta, Erzeni dhe në fund Kukësi.

LEXONI GITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×