Për herë të parë në Dubai, kuzhinierë të njohur nga e gjithë bota morën pjesë në një event shumë të veçantë.
Ata gatuan çokollata jo për t’i ngrënë, por për të stiluar veshjet për një event mode.
Parada u krijua në Paris në vitin 1994, ku ekspozita është kthyer në një referencë për të gjithë ata që dashurojnë cokollatën. Sfilata të tilla, të veçanta zhvillohen në Nju Jork, Tokio, Londër, Bruksel, Shangai dhe shumë qytete të tjera.
Pas Bejrutit në vitin 2014, Dubai u bë qyteti i dytë në Lindjen e Mesme që organizoi eventin. Aktiviteti në Dubai vijon edhe nesër, i cili i kushtohet atyre që ndajnë pasionin për çokollatën dhe modën.
Vizitorët kanë mundësinë të shohin rreth 50 veshje prej cokollate e madje të shohin edhe mënyrën sesi punojnë pastiçierët.
Në event ka edhe një stendë kushtuar fëmijëve për t’i mësuar sesi të jenë kreativë me çokollatën.