English

SHBA, 4 persona të tjerë vdesin nga coronavirusi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Numri i personave në SHBA që kanë vdekur nga coronavirusi ka shkuar në gjashtë, ndërkohë që autoritetet në të gjithë vendin po përgatiten që të marrin më shumë masa.

- Advertisement -

Jeff Duchin, përfaqësues i autoriteteve shëndetësore në Siatëll, tha se vendi nuk ishte ende në pikën e mbylljes së shkollave, por presin që të shtohen rastet e të sëmurëve.

Numri i plotë i rasteve në Uashington tani ka shkuar në 18.

Pesë nga të vdekurit kanë qenë në zonën e King Kauntit, dhe një në Snohomish Kaunti, në veri të Sijatëllit.

Guvernatori i Nju Jorkut, Endrju Kiomo, në shtetin e të cilit është verifikuar një rast, mirëpriti vendimin e Qendrës për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve për të testuar virusin që ka vrarë më shumë se 3000 persona në të gjithë botën që nga dhjetori.

Kuomo tha se do të donte të kishin mundësinë të testonin 1000 persona në ditë gjatë javës që vjen, ndërkohë që zyrtarët e shëndetësisë janë përgatitur të sjellin një numër të madh pajisjesh.

Nisja e këtyre analizave pritet që ta shtojë shumë numrin e rasteve në SHBA.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?