Pas vrasjes së një stazhieri në një stacion ajror të Floridës, 21 studentë ushtarakë sauditë janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara. Pavarësisht se ata nuk ishin të përfshirë në incident, u dëbuan nën akuzën se ishin të përfshirë në postime anti-amerikane ne rrejtet sociale.
Shtetet e Bashkuara kanë dëbuar 21 studentë ushtarakë sauditë pas një incidenti që i mori jetën një prej stazhierëve në Stacionin Ajror të Floridës
Personat e dëbuar kishin prirje xhihadiste apo anti-amerikane në rrjetet sociale, madje edhe pëlqime ndaj pornografisë me fëmijë.
Sidoqoftë askush prej tyre nuk është akuzuar si i përfshirë në incident.
Prokurori i Përgjithshëm Wiliam Barr tha se incidenti ishte pjesë e një akti terrorist.
“Provat tregojnë se personi që qëlloi me armë ishte i motivuar nga ideologjia xhihadiste. Gjatë hetimit mësuam se personi postoi një mesazh në 11shtator të këtij viti duke thënë se “numërimi ka filluar”, u shpreh ai.
Oficeri i Forcave Ajrore, 21 vjecari, Sauditi Muhamed Alshamrani, hapi zjarr në bazën Pensacola, duke vrarë 3 marinarë Amerikanë dhe duke plagosur 8 të tjerë.
Barr tha se ai i kërkoi kompanisë Apple të zhbllokojnë dy iphone që i përkisnin të riut, i cili u vra gjatë ndërhyrjes së polcicisë. Ai gjithashtu e qëlloi dhe telefonin me armë për ta shkatërruar.