English

SHBA i mohon vizën, ministri i Jashtëm iranian nuk merr dot pjesë në takimin e OKB

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shtetet e Bashkuara i kanë mohuar ministrit të Jashtëm iranian, Mohamad Xhavad Zarif vizën që do t’i kishte lejuar atij pjesëmarrjen në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që mbahet ditën e enjte në Nju Jork. Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i administratës amerikane për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

- Advertisement -

Deklarata e zyrtarit, që foli në kushte anonimati, erdhi pas përshkallëzimit të tensioneve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara pas vrasjes së gjeneralit iranian Kasem Soleimani. 

Vrasja e gjeneralit iranian shkaktoi reagime të forta nga shtetet më të fuqishme të botës, ndërsa ky akt, u pa dhe u analizua në forma të ndryshe.

Vetë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se ekzekutimi i gjeneralit iranian Qassem Soleimanit parandaloi fillimin e një lufte të re duke shtuar se Amerika është mbështetësja kryesore e paqes në botë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?