English

SHBA-ja dhe Afganistani bien dakord për tërheqjen e trupave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe talebanët kanë arritur një marrëveshje armëpushimi gjatë Samitit të Sigurisë në Mynih, e cila mund të çojë në tërheqjen përfundimtare të trupave amerikane nga Afganistani.

- Advertisement -

Zyrtarët u shprehën se fillimisht kemi një marrëveshje 7 ditore për reduktimin e dhunës, që do të ndiqet nga 10 ditë bisedime paqeje.

Marrëveshja erdhi pas takimit të Sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo dhe Sekretarit amerikan të Mbrojtjes  Mark Esper me Presidentin afgan Ashraf Ghani.

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka shprehur hapur mbështetjen për marrëveshjen, e cila mund të çojë në tërheqjen e shpejtë të trupave amerikanë nga Afganistani, më parë ai e kishte shpallur si prioritet të administratës së tij, tërheqjen e 13 000 ushtarëve amerikanë.

Detajet përfundimtare  të marrëveshjes u  përcaktuan nga i dërguari special i SHBA për Afganistanin Zalmay Khalilzad dhe  përfaqësuesit talebanë në Doha, Katar.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?