English

SHBA, Meksika dhe Kanadaja bllokojnë kufijtë tokësorë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti amrikan Donald Trump gjatë një konference për shtyp njoftoi se SHBA do të mbyllë përkohësisht kufirin SHBA-Meksikë, për lëvizjet jo të domosdoshme, pasi të dy vendet kërkojnë të ngadalësojnë përhapjen e pandemisë coronavirus. 

- Advertisement -

Vendimi erdhi jo pak kohë pasi Presidenti amerikan fillimisht  bllokoi fluturimet me Kinën, pastaj me vendet europiane.

“Ne po punojmë shumë ngushtë me Meksinën, po bashkëpunojmë me Kanadanë. Marrëdhëniet nuk kanë qënë kurrë në një nivel më të mirë. Ne të gjithë po punojnë në shërbim të një qëllimi të njejtë”, ka deklaruar presidenti i SHBA, Donald Trump.

Menjehërë pas Trump ishte sekretari i mbrojtejs Mike Pence i cili deklaraoi se duke filluar nga data 21, kufiri mes SHBA dhe Meksikës do të jetë i hapur vetëm për lëvizje të kufizuara.

Ndërkohë që vetëm pask minuta para deklaratës së Trump për bllokimin e pjesshëm të lëvizjeve me Meksikën, kryeministri kanadez Justin Trudeau deklaroi se Kanadaja nuk do t’i pranonte emigrantët e  paligjshëm që përpiqen të kalojnë kufirin nga SHBA drejt Kanadasë. 

Trudeau u tha gazetarëve se masa ishte e përkohshme, për të mbrojtur shëndetin e Kanadezëve gjatë shpërthimit të coronavirusit.

“Siç njoftova të mërkurën, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të ndalojnë udhëtimet jo të domosdoshme, veccanarisht ato për turizëm. Tregtia dhe shkëmbimet tregtare do të vazhdojnë”, ka deklaruar kryeministri kanadez.

“Kjo hyn në fuqi në mesnatën e sotme. Ministri Bler (Ministri i Sigurisë Publike Bill Bler) do të japë më shumë detaje në lidhje me këtë. Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara  do të shpallin një marrëveshje reciproke, për të kthyer emigrantë e parregullt që përpiqen të kalojnë në kufirin Kanada-Sh.B.A”, shpjegoi Trudeau.

Me anë të një lëvizje të tillë të dy udhëheqësit synojnë të venë nën kontroll përhapjen e pandemisë e cila ka kapur nivel të frikshmem sidomos në Itali ditët e fundit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?