Pavarësisht apelit të Presidentit te Shteteve te Bashkuara Te Amerikes, Donald Trump, i cili deklaroi se virusi COVID-19 shume shpejt do të zhduket, duket se shteti i Nju Jorkut e ka marrë seriozisht alarmin e Organizatës Botërore te Shëndetësisë, duke vendosur një perimetër sigurie rreth zonave ku janë diagnostikuar rastet me coronavirus
Shkollat dhe vendet publike, pjesë e lagjes Neë Rochelle në qytetin e New Yorku-t do të mbyllen për dy javë në përpjekje për të përmbajtur përhapjen e epidemisë së coronavirusit, tha guvernatori Andrew Cuomo ditën e martë. Paralizimi ekonomik i cili fillon ditën e enjte në 12 mars, prek një zonë prej 1.61 km të New Yorkut që është epiqendra e përhapjes së epidemisë ku përllogariten rreth 100 prej 173 rasteve të infektimit. Governatori Cuomo tha gjithashtu se ai do të thërrasë Gardën Kombëtare që të asistojë me pastrimin e hapësirës publike dhe shpërndarjen e ushqimit nëpër shtëpi.
Ndërkaq Ministrja e Shëndetësisë Britanike Nadine Dorries është testuar pozitive për Coronavirus teksa shprehet në një deklaratë për shtyp se për momentin ajo i është nënshtruar masave shëndetësore duke u vetë-izoluar në shtëpi. Ky njoftim vjen në momentin kur Britania numëron viktimën e gjashtë nga virusi, ndër 382 rastet e të infektuarve në vend.
Ndërkohë Bashkimi Evropian ka shprehur gatishmërinë për të bërë gjithçka është e nevojshme për t’u përballur me pasojat ekonomike të epidemisë, duke lejuar ndihmën shtetërore drejt kompanive inxhinierike me anë të një fondi prej 25 milion dollarësh.
Në vijim të një video konference urgjente të 27 drejtuesve të shërbimeve shëndetësore Evropiane, Presidenti i Këshilit të Evropës Charles Michel tha për shtypin se liderët e Bashkimit Evropian do qëndrojnë të gatshëm të përdorin cdo instrument të nevojshëm për tu përballur me krizën.