English

SHBA, presidenti Trump shpall gjendjen e jashtëzakonshme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti Donald Trump ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme teksa numri i personave të prekur e ka tejkaluar 1 mijë raste ndërsa 33 persona kanë humbur jetën, 31 prej të cilëve në Uashington.

- Advertisement -

Duke folur nga ambientet e jashtme të Shtëpisë së Bardhë, në krah të zv/presidentit Mike Pence, Trump tha: “Jemi duke punuar me intensitet. Kemi bërë një përparim të jashtëzakonshëm”.

“Europa është cilësuar si epiqendra e momentit dhe i kemi mbyllur kufijtë me ta disa kohë më parë”, shtoi ai.

Trump tha se shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në mënyrë që të lirohet fondi federal prej 50 miliardë dollarësh.  

“Nuk do të kursejmë asgjë”, tha Trump.

Ai tha se nga e diela në mbrëmje do të bëhet i mundur furnizimi i 1.4 milionë testeve dhe i pesë milionë të tjerave brenda muajit, por tha se “dyshoj se ato do të na nevojiten”.

“Kjo do të kalojë. Ne do të jemi edhe më të fortë. Kemi mësuar shumë”, tha Trump.

Më herët gjatë javës, ish zv/presidenti Joe Biden tha se përgjigja e administratës së Trump ndaj virusit e kishte zënë Amerikën “krejt të papërgatitur”.  

E ndërsa Trump e presin zgjedhjet në nëntor, disa krahasime janë bërë me zgjedhjet e vitit 2008 kur kriza financiare i dha një shuplakë të madhe administratës së George W. Bush, partia e së cilit u mund një vit më pas nga Barack Obama.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?