SHBA ka sanksionuar financiarisht dy biznesmenët shqiptarë Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi. Njoftimi është bërë nga Departamenti i Thesarit në Uashington.
“Personat e përcaktuar sot përbëjnë një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal, besimin në institucione dhe aspiratat e atyre që kërkojnë qeverisje demokratike dhe të shëndoshë në Ballkanin Perëndimor”, tha Nën-Sekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson.
Në njoftimin e Departamentit të Thesarit theksohet se ‘krimi i organizuar mbetet një kërcënim domethënës në Shqipëri dhe aktorët kriminalë vazhdojnë të kenë ndikim në politikën shqiptare, duke përdorur para dhe dhunë për të përcjellë mbështetje drejt kandidatëve të preferuar’.
Në bazë të këtij vendimi ‘të gjitha pronat dhe interesat në prona të individëve ose subjekteve të përcaktuara që ndodhen në Shtetet e Bashkuara ose në zotërim apo kontroll të personash të SHBA, duhet të bllokohen dhe të raportohen në OFAC (Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja)’.
Në listën e zezë të SHBA janë vendosur edhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski; Sasho Mijallkov ish-shefi i Sigurisë dhe Kundërzbulimit; Svetozar Marovic, ish-president i shtetit të përbashkët të Serbisë dhe Malit të Zi; Asim Sarajlic, deputet në parlamentin e Bosnje dhe Hercegovinës dhe Gordana Tadiç, ish-kryeprokurore e Prokurorisë së Shtetit në Bosnje Hercegovinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Bardhi kundër Berishës në grupin e PD: Nuk na imponohet dot një non grata
Yuri Kim tregon kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Berishën