English

Përditësim me situatën e COVID-19 në botë, shtohen të prekurit dhe të papunët në SHBA

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Numri i personave të prekur nga pandemia në të gjithë botën ka arritur 1.6 milionë, 466 mijë prej të cilëve vetëm në SHBA.

- Advertisement -

Papunësia është rritur në 10%, pavarësisht masave të qeverisë amerikane për të ofruar me miliarda dollarë në formë stimuli.

Në Europë, kryeministri britanik, Boris Xhonson, ka dalë nga terapia intensive, ndërkohë që në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar rreth 66 mijë të infektuar dhe 8000 të vdekur.

Në Spanjë, numri i të infektuarve ka shkruar 153 mijë, ndërsa të vdekurit janë 15.447.

Por fakti që shifrat kanë nisur të bien, me 638 të vdekur në 24 orë, ka qenë mjaft shpresëdhënës në këtë situatë.

Italia po ashtu ka parë më pak të vdekur, me 143 mijë të infektuar dhe mbi 18 mijë në total.

Situata duket e rëndë në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku numri i vdekjeve ka vazhduar të rritet, gjë që i ka shtyrë autoritetet të zgjerojnë masat e marra.

Franca ka 118.235 të infektuar deri tani dhe 12.228 të vdekur. Pak ditë më parë Franca shënoi numrin më të lartë të vdekjeve për 24 orë në Europë, rreth 1400.

SHBA-të, ndërkohë, janë vendi me më shumë të infektuar në botë. Por edhe për të vdekurit renditen të dytët pas Italisë, me 16.686, duke kaluar Spanjën.

Situata vazhdon të jetë e keqe sidomos në shtetin e Nju Jorkut, ku janë regjistruar 7.067 të vdekur.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?