English

SHBA vë në shënjestër kompaninë “Airbus” teksa rrit tarifat e importit për avionët e BE-së

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Administrata e presidentit Donald Trump ka shpallur se në mars do të rritet tarifa e importeve për avionët e BE-së, nga 10 në 15 për qind.

- Advertisement -

Ata kanë vënë kryesisht në shënjestër kompaninë europiane të prodhimit të avionëve Airbus.

Tarifa prej 10 për qind ka rihyrë në tetor pasi Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) dha vendimin se SHBA ka të drejtën ligjore që të vendosë tarifa me një shumë prej 6.9 miliard eurosh.

Kjo ndodhi pasi BE-ja u kap teksa subvenciononte në mënyrë të fshehtë kompaninë Airbus, sipas OBT-së.

Por, OBT-ja gjithashtu deklaroi se edhe SHBA ishte fajtore për subvencionimin e gjigandit amerikan të prodhuesve të avionëve, Boeing.

Që nga vendimi i tetorit, SHBA ka përplasur BE-në edhe me një tarifë tjetër prej 25 për qind për produkte si vera, djathi, kafja dhe ullinjtë.

Kompania Airbus u shpreh se “është thellësisht e keq ardhur” për tarifën, për të cilën beson se do i shtojë edhe më tej tensionet tregtare midis SHBA dhe BE-së.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?