English

SHBA vret komandantin më të fuqishëm të Iranit, gjeneralin Qassem Soleimani

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nëpërmjet një sulmi të armatosur ajror në aeroportin e Bagdatit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë goditur dhe vrarë komandantin më të fuqishëm të Iranit, gjeneralin Qassem Soleimani.

- Advertisement -

Gjenerali Soleimani ishte kreu i forcës elitare iraniane Quds dhe arkitekti i luftërave në Lindjen e Mesme. Sulmi ndaj tij mund të tensionojë akoma më shumë marrëdhëniet midis SHBA dhe Iranit.

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA tha se komandanti vazhdimisht zhvillonte plane për të sulmuar diplomatët dhe anëtarët e shërbimit amerikan në Irak dhe në gjithë rajonin gjithashtu e akuzon atë për miratimin e sulmeve ndaj ambasadës amerikane në Bagdat në fillim të kësaj jave.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili ndodhej në Florida gjatë kohës së sulmit, postoi në faqen e tij zyrtare në Twitter një imazh të flamurit amerikan, menjëherë pasi lajmi u bë publik.

Tensionet mes SHBA dhe gjeneralit nisën pas vendimit të presidentit Trump në maj të 2018 për të tërhequr SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit me fuqitë botërore.

Gjithashtu në sulmin e fundit në aeroport mbetën të vdekur edhe Abu Mahdi al-Muhandis, zv. komandant i forcave të mbështetura nga Irani në Irak të njohur si Forcat Mobilizuese Popullore, si dhe pesë persona të tjerë, duke përfshirë zyrtarin e protokollit të aeroportit Mohammed Reda.

Teherani e ka cilësuar këtë sulm ndaj gjeneralit si një akt terrorist.

Për vrasjen e tij në Iran janë shpallur tre ditë zie kombëtare.

Në një mesazh të publikuar në faqen e tij zyrtare, udhëheqësi suprem i vendit, Ayatollah Ali Khamenei, u zotua për hakmarrje ndaj vrasjes së gjeneralit duke thënë se “kriminelët i pret një hakmarrje e ashpër”.

Kush ishte Qassem Soleimani?

Gjeneral Major Qassem Soleimani, ishte një nga figurat kryesore të inteligjencës iraniane, frymëzues i milicisë dhe negociator ndërmjet shteteve.

Vdekja e tij të premten pas sulmit ajror të SHBA-së në aeroportin e Bagdadit shënoi fundin e një njeriu që ishte i famshëm në shtëpi dhe i vëzhguar afër nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe kundërshtarja rajonale Arabia Saudite.

Sipas forcave të sigurisë amerikane, gjenerali konsiderohej njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran dhe organizatori i sulmeve kundër Amerikës në dy dekadat e fundit.

Solemani ka lindur në qytezën e Rabor me 11 mars 1957 dhe që në moshë të mitur u detyrua të bënte punë të ndryshme.

Ishte 13-vjeç kur udhëtoi drejt qyetetit Kerman për të ndihmuar të atin të paguante kreditë.

Në fund të viteve 70 dhe fillim të viteve 80, ai u përfshi në lëvizjen kundër shahut Iranian, fillimisht si vullnetar dhe  më pas luftoi trafikantët e drogës në kufi me Afganistanin.

Në vitin 1998 ai u bë kryetari i forcave Quds-inteligjencës iraniane, kohë e cila ndikoi në forcimin e lidhjeve me Libanin dhe Hesbollahun.

Në 2007 SHBA, e akuzuan atë si një person që ka ndikuar negativisht në luftën civile në Irak, duke bërë që shumë besimtarë shiitë të humbasin jetën. Roli i tij në Irak, u dëshmua edhe në mesazhet e publikuara nga wikileaks.

Ndikimi i tij ishte akoma më i madh në vitin 2015. Me vizitën e tij zyrtare në Rusi ai hodhi hapin e parë për ndërhyrjen ushtarake në Siri dhe ridimensionimin e marrëdhënieve ruso-iraniane.

Shumë lider në lindjen e mesme ishin bezdisur nga ndërhyrjet e Soleimanit, madje sipas New York times, Arabia Saudite që nga viti 2017 është përpjekur vazhdimisht për ta eliminuar atë.

Prej performancës së tij të lartë në 2019, Khamenei e dekoroi atë më Urrdrin e Zolfiqar-it, titulli më i lartë ushtarak në vend

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?