English

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj thirrje qytetarëve pas infektimit nga COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj i cili ditën e sotme u konfirmua pozitiv me COVID-19 përmes një postimi në rrjetin social Facebook u shpreh se ishte emocionuar nga solidariteti i kujtdo për situatën e tij, por shfrytëzoi mundësinë të bënte thirrje qytetarëve të ndihmojnë në luftën ndaj coronavirusit duke qëndruar në shtëpi.

- Advertisement -

Dr. Brataj tha se aktualisht gjendja e tij shëndetësore ishte e mirë dhe se po kurohet në banesë.

“Temperatura ime në këtë moment është vetëm 37,5 nga 39,5 që ishte dy dite më parë. Ne personeli mjekësor dhe mbështetes, nuk i shmangemi dot betejës, linjës së parë për të cilën jemi përgatitur. Është normale, që sado masa parandaluese të marrësh, në front mund të dëmtohesh në këtë luftë të padukeshme, ndërsa ju mundeni të ekspozoheni sa më pak,” tha dr. Brataj.

“Bëhuni ju të padukshëm për koronavirusin! Qëndroni në shtëpi! Tani edhe unë do të punoj nga banesa për disa kohë, sepse mundet! Të gjithë bashkë do t’ia dalim!” nxiti shefi i Urgjencës Kombëtare.

 

Lexoni gjithashtu

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj infektohet nga COVID-19

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?