English

Shefja e shërbimit infektiv: Gjendja e dy pacientëve në terapi intensive, po përmirësohet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndërkohë që dy pacientët e parë të prekur nga coronavirus po bëhen gati të lënë Spitalin Infektiv pas kanë rezultuar shëruar, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka përgëzuar mjekët për punën e kryer gjatë një bisede. Pas daljes, dy të prekurit e afërt të pacientit zero do të qëndrojnë dy javë të izoluar në kushtet e shtëpisë.

- Advertisement -

“Sot jemi shumë të gëzuar sepse kemi dy qytetarët që i kemi gati për t’i nxjerrë nga spitali. Gëzimi është dypalësh, edhe për ata vetë që u shëruan, dhe e dyta edhe për ne që na gëzon që puna e kryer deri tani na dha dy rastet e suksesshme. Sigurisht që kemi pritje edhe për punë më të mira, por të gjithë do të bëjmë maksimumin e mundshëm për t’u shërbyer deri në fund”, u shpreh Najada Çomo, shefe e shërbimit infektiv në QSUT.

Mjekët konfirmuan gjithashtu se dy nga pacientët në terapinë intensive janë në gjendje pak më të mirë.  Ndërsa mjekët e infektivit që janë në krye të detyrës apeluan që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi si e vetmja mënyrë për të fituar këtë luftë, Manastirliu i falënderuar për punën heroike që ata po bëjnë.

“Vetëm me forcën tuaj, profesionalizmin tuaj mund ta përballim, por gjithashtu edhe me mbështetjen, edhe me bashkëpunimin e gjithë qytetarëve. Unë ju falenderoj fort dhe gjithashtu edhe ekipin tjetër të mjekëve dhe infermierëve që janë në shërbim sot dhe do të dëgjohemi sërish nesër si gjithmonë”, deklaroi znj. Manastirliu.

Deri tani në të gjithë vendin numërohen 76 persona të infektuar me COVID-19, ku pjesa më e madhe, 55 prej tyre janë konstatuar në Tiranë. Në 46 testimet e fundit, kanë rezultuar 6 persona pozitivë, ku 5 ishin vetëm nga Tirana. Deri tani janë testuar 778 janë raste të dyshuara, ndërsa sa i takon bilancit të viktimave, kemi dy persona që kanë humbur jetën nga coronavirus.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?