English

Shemben krahët e “Moulin Rouge”, ndërtesës ikonike në Paris

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një nga ikonat e Parisit ka pësuar një transformim të papritur. Krahët e vendit të njohur për kabarenë e tij, Mulliri i Kuq, kanë rënë në tokë gjatë orëve të natës, për fat të mirë pa shkaktuar lëndime në njerëz. Vendasit dhe turistët panë nga afër punëtorët që nisën riparimin e fasadës së shekullit të 19-të.

- Advertisement -

“Është një simbol i Montmartrë, i fshatit të tij, i stilit bohemian të jetesës së Parisit. E gjithë bota vjen për t’u fotografuar pranë Mullirit të Kuq. Për momentin do ta bëjnë këtë pa krahët unikë, por mendoj se pronarët do të bëjnë maksimumin për t’i instaluar sërish ata sa më shpejt”, deklaroi një banor i lagjes.

“Është gjë e mirë që askush nuk u lëndua, jemi me fat. Rivendosja e krahëve nuk është diçka e komplikuar, thjesht do të kërkojë pak kohë”, deklaroi një tjetër.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi rënien e velave të strukturës së drunjtë, por kompania përgjegjëse deklaroi se dyshohet të ketë qenë një problem teknik dhe jo një akt i qëllimshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?