English

Shembet hoteli karantinë, mbaheshin pacientët me coronavirus

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shembet hoteli karantinë, mbaheshin pacientët me coronavirus

- Advertisement -

Një hotel 5-katësh që përdorej si karantinë për Coronavirusin është shembur, duke zënë brenda rreth 70 persona që mbaheshin aty për t’u kuruar.

Nuk ka ende raportime për humbje jete, ndërkohë që të paktën 33 persona kanë arritur të shpëtohen brenda dy orëve të para pas ngjarjes.

Ende nuk dihet arsyeja për shembjen.

vlcsnap 2020 03 07 19h51m25s196

Pamje të transmetuara nga mediat kineze tregonin se si punonjësit e emergjencës po përpiqeshin të shpëtonin të prekurit nga rrënojat.

Një grua që foli për mediat vendase tha se kishte motrën në hotel, ku mbahej e mbyllur në karantinë.

Motra e saj kishte hyrë më datën 24 shkurt dhe duhej të dilte së shpejti, pasi po mbaronte ditët e karantinës.

Foto që janë publikuar nga faqe të ndryshme lajmesh në Kinë, tregojnë rrënojat e hotelit të shembur dhe personat e ndërhyrjes së shpejt që përpiqen t’i nxjerrin.

Një punonjës i hotelit, ende i paidentifikuar, ka thënë për mediat se pronari kishte kryer punime te themelet e hotelit, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Në Kinë, coronavirusi COVID-19 u shfaq për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 dhe deri tani ka infektuar mbi 80 mijë persona, duke lënë mbi 3000 të vdekur.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?