English

Shembet ura në Selenicë, izolohen banorët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ura që lidh fshatin Lezhan në bashkinë e Selenicës me rrugën kryesore është shembur prej më shumë se 1 muaj e gjysmë, duke izoluar edhe ata pak banor që kanë mbetur në fshat. Ata kërkojnë ndërtimin e urës, por bashkia tregon se do të ndiqet procedura e tenderimit, të cilat nuk kanë një afat të përcaktuar.

- Advertisement -

Prej një muaj e gjysmë,  banorët e fshatit të Lezhanit në Bashkisë Selenicë kanë mbetur të izoluara. Ura që i lidh me rrugën kryesore u shemb në mes të muajit dhjetor nga prurjet e mëdha të një përroi. Kjo urë ishte ndërtuar që në vitin 1996. Banorët thonë se kanë mbetur pa mundësi kalimi duke pezulluar çdo aktivitet të tyre.

“Na ka rënë ura ka një muaj e gjysmë, kanë ardhur ata të bashkisë, na kanë thënë do e tenderojnë, do e bëjnë, neve po presim. I biem ushqimet deri aty me ujë, me të tëra dhe i hedhim me këmbë. Gjendjen e shikoni vetë, një urë kërkojmë, nuk kërkojmë gjë të madhe. Sot aktualisht janë 7 a 8 shtëpi, po banorë ka më shumë. Pleqtë i kemi këtu se të rinjtë kanë ikur poshtë, fëmijët i kemi poshtë, veç i marrim njëherë në javë se s’ke ku i kalon. Ja aty kalojnë, vijnë të shtunë, të diel, që vijnë në fshat, se kemi marrë shtëpi me qira. Të sëmurët i marrim në krah, i kalojmë. Me këtë makinë i sjellim deri këtu e i kalojmë andej në krah.”

“Këtë rrugë që keni bërë ju sot, ne e bëjmë çdo ditë. Kjo rrugë këtu është bërë në vitin ‘96, ne s’kemi pasur rrugë fare. Fshati Lezhan ka pasur vetëm rrugë bujqësie, ne si fshat kemi qenë 186 shtëpi deri në vitin ‘90, pas demokracisë ikën njerëzit, tani kemi mbetur 7 shtëpi. Kjo ka 1 muaj e gjysmë që ka rënë si pasojë e shirave, ka rënë ura e kemi ngelur të izoluar, kemi njerëz, pleqtë këtu. Në rast se nuk do bëhet kjo urë këtu dhe ne do ikim, ta popullojnë me çfarë të duan këtu. Ne nuk duam të ikim, do detyrohemi siç ikën ata të parët. Veç i marrim gjërat me makinë, i biem deri aty, pastaj në krah i kalojnë, e njëjta gjë për të gjitha. Jemi fshat i izoluar, jemi ishull.”

Në përgjigje të shqetësimeve, Bashkia Selenicë ka verifikuar problemin dhe ka informuar banorët se do të nisë procedurat për një tender, por vetë banorët druhen se kjo do ta vonojë edhe më tej zgjidhjen e problemit të tyre, që ata e konsiderojnë urgjent. Banorët e Lezhanit kërkojnë që procedurat të mos zvarriten dhe punimet për rindërtimin e urës të nisin sa më parë, në mënyrë që kjo zonë e izoluar të kthehet në normalitet.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?