English

Shembja e dy shkollave në Thumanë, PD denoncon korrupsionin në rikonstruktimin e godinave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shkolla 9-vjeçare “Ramazan Jangozi” në Thumanë dhe shkolla e mesme e bashkuar e fshatit Borizanë, të cilat u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit kishin përfunduar së rikonstrukturuari vetëm pak ditë më parë, njoftoi Partia Demokratike.

- Advertisement -

Përmes sekretarit të çështjeve ligjore Çlirm Gjata, PD akuzon qeverinë për korrupsion abuziv, jo vetëm për cilësinë e dobët të rehabilitimit të shkollave, por edhe se kontratat e tenderimit, të cilat janë zhdukur pasi godinat u shembën.

“Fakti flet vetë për korrupsion dhe abuzim. 615 milionë lekë rikonstruksion të ikura brenda ditës dhe të dala jashtë funksionit. Çfarë rikonstruksionesh bëhen, thjesht fasadë, lyerje me bojë, kjo është e papranueshme”, është shprehur sekretari për çështjet ligjore të PD-së Çlirim Gjata.

Sipas Partisë Demokratike, rrënimi i shkollave tregon mungesën e sigurisë për fëmijët. Shkolla e Thumanës ka 200 nxënës, kurse ajo e Borizanës ka 300 fëmijë nga mosha 6 dëri në 18 vjeç.

“Nëse prokuroria nuk heton në kohën e duhur në raste të tjera fatkeqësish kostoja humane do të jetë shumë herë më e madhe. Apeli ynë është të mbrojmë jetën e fëmijëve, të mbrojmë të ardhmen tonë”, është shprehur ish deputetja e PD-së Albana Vokshi.

Partia Demokratike i ka kërkuar prokurorisë të nisë hetimin për të gjithë personat e përfshirë në procesin e tenderimit për rikonstruksionin e këtyre shkollave. Ato janë bërë në bashkëpunim të ministrisë së arsimit me bashkinë e Krujës.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?