Një punëtor ka humbur jetën pasi çatia e stadiumit ku ai po punonte është shembur. Autoritet kanë njoftuar se stadiumi i Shën Petersburgut ishte duke u restauruar.
Stadiumi “SKK Peterburgsky”, një kompleks sportive ku mbahen edhe koncerte, u shemb të premten në mesditë duke zënë nën rrënoja një punëtor.
Disa pamje filmike kanë kapur momentin kur ka ndodhur incidenti ku shfaqen dy punëtorë, njëri prej tyre ia del të shpëtojë ndërsa tjetri duket se është zënë nën rrënoja.
[instagram_feed=B7_0NnLo3J9]
Në një deklaratë, ministria e Emergjencave të Rusisë ka konfirmuar se viktima është një 29-vjeçar.
Ata thanë se ai ishte i lidhur me një kabull sigurie i cili u këput në momentin që ndodhi incidenti.
“Si rezultat i dobësimit të strukturës, çatia dhe muret janë shembur”.
Stadiumi, i cili u inaugurua gjatë Lojërave Olimpike të 1980-s, ka qenë i mbyllur që nga gushti i vitit të shkuar. Aktualisht ndodhej në proces rindërtimi për Kampionatin Botëror të Hokejt të 2023-shit.