Besimtarët ortodoksë në Korçë kanë festuar Shën Ristozin në kishën qindra vjeçare në Mborje.
Simbolika e kësaj feste është ngritja e Jezu Krishtit në qiell, pasi qëndroi me dishepujt e tij 40 ditë pas ringjalljes ndërkohë që besimtarët hedhin vezët e vitit të kaluar, që i kanë mbajtur gjithë vitin në shtëpi e po ashtu për 5 javë çdo të enjte kanë përgatitur gatimet tradicionale si lakrori me hithra.
Besimtarët tregojnë të veçantat e kësaj feste.
“Është ngjitja e Zotit në qiell, gëzuar e mire, shëndet u dhëntë Zoti. Sot bëhet lakror, është dita e enjte, 5 të enjte mbas kryqëzimit të Krishtit bëjmë lakror,” – u shpreh një grua.
“Besojmë me shpirt në këtë ditë. Festa ka ngelur dhe festohet gjithë jetën. Sot gatuhet, janë 4 të enjte, gatuhet lakror me jeshile. U uroj shëndet e mbarësi gjithë shqiptarëve,” – tha një tjetër.
Më shumë se 60% e popullsisë në qytetin e Korçës janë besimtarë ortodoksë që e festojnë Shën Ristozin.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vodhi korniza bronzi te varrezat, arrestohet 26-vjeçari në Korçë
- PS fiton në të gjitha bashkitë e qarkut Korçë, garë vetëm në Devoll