English

Shëndetësia, 4 koncesionet që do t’i kushtojnë buxhetit 33 milionë euro në vit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

 

- Advertisement -

Sektori i Shëndetësisë është sektori i tretë publik me peshën më të lartë të kontratave koncesionare të tipit Partneritet Publik-Privat, pas Energjisë dhe Transportit. Deri tani, Ministria e Shëndetësisë ka lidhur dhe po zbaton 4 kontrata koncesionare: Shërbimin e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale, Shërbimin e Hemodializës, Kontrollit Bazë Mjekësor (Check-Up) dhe Ofrimi i Shërbimeve Laboratorike private në spitalet publike.

Të gjitha kontratat e këtij sektori janë me mbështetje buxhetore. Të 4 PPP-të për periudhën 10-13 vjeçare të zbatimit të tyre do t’i kushtojnë Buxhetit të Shtetit 45.4 miliardë lekë ose 372.8 milionë euro. Sipas Ministres së Shëndetësisë, Znj. Ogerta Manastirliu, Buxheti i Shtetit vetëm për këtë vit do të paguajë për këto 4 koncesione 4 miliardë lekë ose rreth 33 milionë euro.

Kontratat e tipit Partneritet Publik-Privat të lidhura nga institucionet tona buxhetore kanë qenë në qendër të kritikave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit, për mos llogaritjen si duhet të raportit kosto-përfitime prej tyre dhe lënien e rrezikut më shumë palës shtetërore se privatit të kontraktuar.

Kështu, për tri vitet e para 2016-2018 të zbatimit të Shërbimit të Kontrollit Bazë Mjekësor (Check-Up), lidhja e papërshtatshme e kontratës ka sjellë pagesa mbi 8.5 milionë euro për kontrolle të pakryera, ndërkohe që Ministria e Shëndetësisë deklaroi se për vitin 2019 nuk ka kontrolle te tilla dhe shteti nuk është më i detyruar t ‘i paguaje privatit për shërbim të parealizuar.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?