English

Shënohet 112-vjetori i Policisë së Shtetit, nderohen dëshmorët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Më 13 janar 2025, u shënua 112-vjetori i Policisë së Shtetit ku me këtë rast u organizua një ceremoni ku morën pjesë figura të rëndësishme të politikës dhe institucioneve të sigurisë.

- Advertisement -

Të pranishëm ishin Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, si dhe përfaqësues të tjerë nga struktura të ndryshme policore dhe politike.

Ministri Hoxha, në fjalën e tij, shprehu urimet për vitin e ri, duke theksuar rëndësinë e angazhimit dhe përgjegjësisë për çdo punonjës të Policisë së Shtetit. Ai theksoi se ky vit do të kërkojë më shumë përkushtim dhe dedikim në përmbushjen e detyrave ligjore, në shërbim të qytetarëve dhe garantimin e rendit dhe sigurisë.

Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, e cilësoi 112-vjetorin si një moment historik për policinë, duke vlerësuar sakrificat dhe angazhimin e brezave të tërë të punonjësve të saj për të siguruar rendin dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë.

Po ashtu këtë të hënë ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, së bashku me familjarë të Dëshmorëve të Policisë, vendosën kurora me lule, në memorialin përkujtimor të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, të rënë në krye ose për shkak të detyrës.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?