English

Shënohet viktima e dytë nga coronavirusi në Itali, rritet me shpejtësi numri i të infektuarve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Itali është shënuar viktima e dytë nga coronavirusi. Pas Adriano Trevisan, 78 vjeç, nga Padova që vdiq në spitalin Schiavonia, i cili është blinduar që nga ora 05:00 e së premtes, ka humbur jetën edhe një grua që banon në Lombardi, ku vazhdon shpërthimi infektiv që zgjerohet me shpejtësi orë pas ore.

- Advertisement -

Personat e infektuar në këtë zonë tashmë janë 28, qindra persona të tjerë janë nën vëzhgim, ndërsa 50 mijë njerëz janë izoluar në dhjetë bashkitë e karantinuara në zonën e Lodigiano.

Shënohet viktima e parë e coronavirusit në Itali, qeveria merr masa të jashtëzakonshme

Një 78-vjeçar është viktima e parë në Itali që ka humbur jetën si pasojë e coronavirus. Babai i tre fëmijëve ishte shtruar në një spital në Padova, ku po qëndronte së bashku me një person tjetër i cili gjithashtu kishte rezultuar mbartës i virusit COVID-19.

Aktualisht janë 16 italianë të konfirmuar me virusin vdekjeprurës në Lombardi dhe një në Veneto.

“Rasti i indeksit” – ose pacienti zero – u raportua të jetë një 38-vjeçar nga Kodonjo, që besohet të jetë infektuar me virusin nga një mik i tij i cili ishte kthyer nga Kina në janar.

3 pacientë në spitalin e Kodonjos, ku ai u paraqit me simptoma gripale më 18 shkurt, janë infektuar gjithashtu, ashtu si edhe 5 persona nga stafi mjekësor.

Edhe tre persona të tjerë që frekuentonin të njëjtën kafene në rajonin e Lombardisë, kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit të premten, përveç tetë personave që janë në spitalin Kodonjo, tha Gallera.

Ministri i Shëndetësisë së Italisë, Roberto Speranza, thotë se Italia po sheh tashmë të njëjtin grupim të rasteve si Gjermani dhe Franca.

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë urdhër që cilido që ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me personat e infektuar të vihet në karantinë për 14 ditë.

Rreth 150 persona, duke përfshirë dhe stafi mjekësorë, janë në izolim dhe po kryejnë testet përkatëse.

Kryetari i Bashkisë së Kodonjos ka lëshuar një dekret ku kërkohet mbyllja e gjithë restoranteve, kafeneve, shkollave, palestrave dhe diskotekave. Ministria e Shëndetësisë këshilloi banorët e zonës që të qëndrojnë në shtëpi si masë paraprake.

Një qytet tjetër, aty ku jetonte çifti që është infektuar, Kastiljone d’Ada, tha se bibliotekat, zyrat publike, palestrat dhe depot e mbeturinave do të mbyllen si një masë mbrojtëse.

Ndërkohë, në Kinë, aty ku e ka prejardhjen edhe virusi COVID-19, u raportua një tjetër ulje e të infektuarve, por një rritje e numrit të fatalitetit. Autoritetet shëndetësore konfirmuan 889 raste të premten, duke e çuar numrin total të infektuarve në 77,654 ndërsa 2.360 kanë mbetur viktima.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?