English

Shënohet viktima e parë me COVID-19 në Shqipëri

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shënohet viktima e parë nga coronavirusi në Shqipëri. Gruaja 73-vjeçare në Durrës, e cila mbahej nën kujdes intensiv të mjekëve ka ndërruar jetë. 

- Advertisement -

Euronews Albania ka mësuar se 73-vjeçarja ka qenë më parë në Bolonja të Italisë, ndërsa me t’u kthyer nga andej ka shkuar e vetme për të kërkuar ndihmë në Spitalin e Durrësit. Lajmi i hidhur konfirmohet edhe nga vetë ministria e Shëndetësisë.

“Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare”,njofton Ministria e Shëndetësisë.

Sipas ministrisë, 73-vjecarja që humbi jetën vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese si:Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass.

Gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji raportoi nga Spitali Infektiv në QSUT se 73-vjeçarja nga Durrësi është një tjetër vatër e infektuar me COVID-19 dhe se nuk ka lidhje me pacientin zero, i cili aktualisht ndodhet në karantinë.

Meta dhe Basha ngushëllojnë familjen e 73-vjeçares

Presidenti i Republikës dhe kreu i Partisë Demokratike kanë përcjellë ngushëllimet për familjen e 73-vjeçares, e cila humbi jetën nga Coronavirusi. Kreu i Shtetit, Ilir Meta, apelon për qytetarët që të ruajnë vigjilencën dhe të respektojnë rregullat dhe këshillat e autoriteteve.

“Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë të afërmve të saj, u shpreh të gjithë solidaritetin tim në këto momente tepër të vështira! Edhe njëherë apeloj me forcë për çdo qytetar të tregojë kujdes maksimal dhe të zbatojë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve”, shkruan ai.

Lideri i opozitës apelon që udhëtarët që kanë qenë në Itali apo zonat e tjera të prekura duhet të tregojnë menjëherë.

“Fatkeqësisht një zonjë humbi sot jetën nga virusi Covid 19. Ngushëllimet e mia për familjarët dhe të afërmit e saj, dhe uroj nga zemra shërim sa më të shpejtë për të prekurit e tjerë. Ky moment duhet të na bëjë të gjithëve të reflektojmë. Rastet e qytetarëve të ardhur nga Italia dhe që janë mbartës te koronavirusit po shtohen.Bashkëpunoni me mjekët dhe jini transparentë, tregoni menjëhere nëse keni ardhur nga Italia, nese keni patur kontakte me persona në zonat e prekura nga virusi. ”, shkruan mes tjerash Basha.

 

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?