Filipinet kanë raportuar të shtunën vdekjen e parë nga coronavirusi, duke shënuar kështu viktimën e parë jashtë Kinës.
Në Evropë numri i rasteve deri tani ka arritur në 22, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar qeveritë në të gjithë botën që të përgatiten për vënien nën kontroll të virusit nëse sëmundja përhapet masivisht.
Përhapja e virusit u zbulua për herë të parë në dhjetor në Kinë.
Deri tani, në të gjithë botën numërohen më shumë se 14 380 persona të infektuar ndërsa numri i viktimave është 304.
Shkalla e përhapjes e ka kaluar rastin e SARS-it në vitin 2002-2003, dhe OBSH ka deklaruar emergjencë globale.
Qendra Evropian e Parandalimit të Sëmundjeve thotë se, deri tani janë konfirmuar në laborator, 7 të infektuar në Gjermani, 6 në Francë, 2 në Itali, Rusi dhe Britani dhe nga një rast në Finlandë, Spanjë dhe Suedi.