English

Shënohet viktima e tretë nga coronavirusi në Greqi, 190 të infektuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

COVID-19 ka shkaktuar viktimën e tretë në Greqi, ndërsa numri i të infektuarve arrin në 190 persona.

- Advertisement -

Viktima e fundit është një 67-vjeçar, i cili ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai kohët e fundit kishte qenë pjesë e një grupi që ka vizituar Izraelin.

Dy viktimat e tjera në Greqi, janë një 90-vjeçar dhe një 66-vjeçar.

Sipas të dhënave të fundit, në Greqi numri i personave të infektuar arrin në 190.

Si masë për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, qeveria greke ka vendosur mbylljen e restoranteve, kafeneve, dyqaneve dhe të gjitha bizneset pritëse.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×