English

Shërbimet digjitale lehtësojnë procedurat, por mbeten potencial i hakerimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeverisja elektronike (e-government) pa dyshim që lehtëson kostot e shërbimeve, pakëson radhët e gjata për qytetarin dhe largon sekserin publik ose privat nga qytetari.

- Advertisement -

Kryeministri Rama në Forumin Ekonomik të Tiranës, edicioni i dytë deklaroi se brenda këtij viti 95 përqind e shërbimeve të administratës shtetërore do të jenë elektronike. Mirëpo teknologjia e informacionit në vetvete  nuk është një ilaç kundër korrupsionit.

“Nokia po mundëson pajisje për lidhjet e shpejta, ky është plani jonë. Po mundësojmë pajisje për internet të shpejtë, për në shtëpi, por edhe për qeveritë. Ne kemi shumë zgjidhje për të ofruar për projektet shqiptare”, është shprehur drejtori i Zyrës së Nokia-s për Evropën Olivier Duroyon.

Mirëpo ka raste kur teknologjia e informacionit nuk e kufizon dot, madje nganjëherë e bën më të lehtë për shkelësit e ligjit të kryejnë korrupsion.

Mungesa e dukshmërisë së sistemeve të IT-së mund të jetë në avantazh të abuzuesve, sidomos në të dhënat komplekse të prokurimeve publike.

Në shërbimet elektronike publike, janë të njohura tashme rastet e korrupsionit në sistemin TIMS të kontrollit kufitar, në sistemin elektronik të prokurimit publik dhe në IT-në e Operatorit Shtetëror të Shpërndarjes së Energjisë.

Rëndësia e masave mbrojtëse të forta kundër abuzuesve dhe krimit kibernetik del një domosdoshmëri. Një problematike e tille doli qartë edhe në panelin e Forumit Ekonomik të Tiranës dedikuar zgjidhjeve digjitale për qytetet shqiptare.  

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?